Vasili: Raporti i DASH, fytyra e vërtetë e kriminalizuar e qeverisë Rama

E Enjte, 11 July 2019 21:57

Raporti i sotëm i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon qartë fytyrën e vërtetë të qeverisë Rama.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një reagim të tijin në Facebook.

“Departamenti Amerikan i Shtetit ne Raportin e publikuar sot tregon qarte fytyren e vertete te kriminalizuar te qeverise se Rames.

 
 

Lexojeni vete:

"Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Qeveria shqiptare po bën një përpjekje të bashkërenduar për të përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor", shkruan Vasili në reagimin e tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot një raport me nota kritika për qeverisjen në Shqipëri.

Në raport thuhet se Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes. Më tej theksohet se problem mbeten krimi, korrupsioni, zbatimi i ligijt dhe të drejtat e pronës. 

Sa i përket korrupsionit, raporti i DASH thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë e në të janë përfshirë një motor tip...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!