Rama vendos të ikë bashkë me Xhafën

E mërkurë, 16 May 2018 12:13

Rama në mbledhjen e grupit kuvendor mbrojti deri fund ministrin e tij të brendshëm, Fatmir Xhafaj. U bë e qartë për të gjithë që Rama ka vendosur të ikë bashkë me Xhafën. Si Rama dhe Xhafa janë një e të pandarë, prandaj u pa qartë që duhet kërkuar ikja e të dyve dhe jo vetëm e ministrit. Rama si shef drejtues i mbjelljes së vendit me kanabis na tregoi se fundi i tij do të jetë edhe fundi i Xhafës. I gjithëpushtetshmi Rama nuk i lëshon kollaj pjesët themelore të pushtetit të tij. ngjitet e bie bashkë me ta, pavarësisht se respekti për njeriun për të nuk ekziston. Respekti për trafikun është motiv kryesor.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.