Vokshi: Piramida e Enverit po rilind, historia e kombit po shkatërrohet

E mërkurë, 16 May 2018 19:48

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, shëmbjen e teatrit dhe nga na tjetër rilindjen e piramidës së Enver Hoxhës e quan çështje nostalgjie dhe jo parash.

Përmes një statusi në “facebook”, Vokshi ka thënë se Rama ndjen mall për prejardhjen dhe po mundohet të realizojë ëndrrën në sirtar.

Sipas deputetes demokrate me këto veprime që qeveria po ndërmerr po shkatërrohet historia e kombit dhe po lartësohet ajo e Enver Hoxhës.

Postimi i plotë:

RAMA: PIRAMIDA E ENVER HOXHËS DO TË RILINDË!!

RAMA: TEATRI KOMBËTAR I TËRË SHQIPTARËVE (JO VETËM I ARTISTËVE), DO TË SHEMBET!!

PRA NUK QENKA CËSHTJE PARASH...QENKA CËSHTJE NOSTALGJIE, PREJARDHJEJE, ËNDRRE NË SIRTAR...

HISTORIA E KOMBIT TE SHUHET E SHKATËRROHET!!

HISTORIA E ENVET HOXHËS TË LARTËSOHE!!

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 20:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.