Arta Marku bëri ekspertizën e audio-përgjimit për llogari të Ramës

E mërkurë, 16 May 2018 22:49

Ditën e djeshme në selinë blu u shfaqën oficerët e policisë gjyqësore për të sekuestruar CD me audiopërgjimin që Partia Demokratike publikoi në media. CD përmbante biseën e një ish-trafikanti me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, dhe biseda përqendrohej te gjetja e një sasie kanabisi për tu transportuar drejt Italisë.

Por kur të gjithë menduan se do të niste një hetim i mirëfilltë me subjekt dy trafikantë që bëjnë pazare kanabisi, sot Edi Rama zbuloi se veprimet e prokurorisë ishin për llogarinë e tij personale.

Në daljen e tij publike, Rama tregoi se kishte në duar përgjigjen e audio-përgjimit dhe sipas tij nuk ishte autentike. “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, mua ajo pergjigje më mjafton, për tju thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik, me të cilin synon destabilimin e qeverisjes…”-tha Rama.

Në këtë mënyrë ka diktuar edhe raportin përfundimtar që do të dalë nga ekspertiza e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje.

Në këtë rast qeveria kreu hetime paraprake, ndërkohë që audio-përgjimi i administruar  në rrugë ligjore ëshët përdorur për llogari të Ramës. Në çdo rast, mos u çudisni aspak që edhe konkluzionet e prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku të jenë të njëjta me përgjigjen e kryeministrit. Ky do jetë fati i këtij audio-përgjimi dhe kryeprokurorja “kukull” në duart e Ramës nuk do dalë mbi shefin e madh Rama. Për më shumë që edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejton Donika Prela, shoqja e kryeprokurores.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 22:50

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor, e premte 22 mars 2019

Horoskopi

Horoskopi ditor, e premte 22 mars 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Parashikohet një e premte intriguese! Edhe pse...

Parashikimi i motit, e premte 22 mars 2019

Moti

Parashikimi i motit, e premte 22 mars 2019

Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Për pasojë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta janë prezente në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë zonat jugore...

Ekzekutimi, “Nardi i bujtinave” i arrestuar në 2010 në Itali

Aktualitet

Ekzekutimi, “Nardi i bujtinave” i arrestuar në 2010 në Itali

Rreth 24 orë pas vrasjes së 35-vjeçarit Ferdinand Polia policia e Shkodrës “nge supet” për një pistë të mundshme hetimi.  Hetuesit nuk janë ndihmuar as nga dëshmia e mikut të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!