Arsyet përse nuk duhet t’i vishni pa i larë rrobat e reja

E mërkurë, 13 June 2018 14:46

Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë pasi i blejmë është normale.

Megjithatë, sipas një eksperti të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është mirë, pasi kështu ju ua bëni më të lëhtë mikrobeve dhe baktereve të njerëzve të tjerë të kapen në trupin tuaj.

Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë ato ju vendos në një rrezik nga sëmundje të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat kalojnë rrobat në fabrika para se të arrijnë tek blerësit.

Hogue shpjegon se ngjyrat që përdoren për t’i ngjyrosur rrobat nuk janë të mira për lëkurën.

“Absolutisht duhet t’i lani gjithmonë rrobat para se t’i vishni. Shumica e kimikateve që përdoren në fabrikat e prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën”, tha ajo.

Lara Hogue zbuloi se shumica e rrobave, madje edhe pambuku, trajtohet me substanca kimike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!