Ndryshimet e temperaturave dhe vitaminat që duhen përdorur

E Enjte, 12 July 2018 12:22

Ndryshimet e temperaturës vënë në provë të vështirë jo vetëm sistemin nervor, por edhe bukurinë tonë. Këtu do të gjeni pesë vitaminat më pak “të famshme”, por të përsosura për t’u marrë me disavantazhet e ndryshimit të sezonit.

Ndryshimet e temperaturës vënë në provë të vështirë jo vetëm sistemin nervor, por edhe bukurinë tonë. Këtu do të gjeni disa nga vitaminat më pak “të famshme”, por të përsosura për t’u marrë me disavantazhet e ndryshimit të sezonit.

Vitamina H: forcon flokët

Vitamina H quhet “vitaminë e bukurisë”, sepse përveç përmirësimit të shëndetit të lëkurës dhe thonjve, biotina (e quajtur edhe vitamina B8) parandalon humbjen e flokëve duke stimuluar prodhimin e keratinësa. Por jo vetëm.

Sipas studimeve të fundit, ajo mbron trurin nga sëmundjet neurogjenike dhe nxit funksionimin e mirë të palcës së kockave. Ku gjendet? Te perimet, maja e birrës, oriz gruri, vezët, bishtajoret, kërpudha, fruta të thata, qumësht dhe djathë. Sa duhet përdorur? 30 mg në ditë.

Vitamina E: mbron lëkurën 

Falë vetive antioksiduese vitamina E të siguron një lëkurë të butë dhe elastike, duke të mbrojtur nga qelizat e lira, përgjegjëse për plakjen. Është gjithashtu e mirë për qarkullimin: ndihmon në kontrollin e presionit dhe kundërsulmon celulitin. Ku gjendet? Te gruri, vaji i ullirit, spinaqi, fruta të thata, në veçanti, bajame, lajthi dhe arra. Sa duhet përdorur? 12-13 mg në ditë.

Vitamina B5: antistres

Vitamina B5 ose acidi pantothenik është vitamina antistres. Ajo përmirëson përqendrimin dhe kujtesën, jep energji duke mbrojtur trurin nga lodhja. Është aleate e shëndetit të zemrës. Ku gjendet? Në mish, mëlçi, bishtajore, arra dhe vezë. Sa duhet përdorur? 5 mg në ditë.

Vitamina PP: i kundërvihet nervozizmit

Gjithashtu i njohur si B3 ose niacin, PP është vitamina e “humorit të mirë”: ajo është e përfshirë në prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues themelor për mirëqenien emocionale.

Mban sistemin e tretjes të shëndetshëm dhe e mban kolesterolin nën kontroll. Ku gjendet? Në mishin e mëlçisë, gjeldetit dhe mishit të viçit, peshk blu, peshk shpatë dhe salmon, drithërat, patatet, fasulet dhe qumështi. Sa duhet përdorur? 18 mg në ditë.

Vitamina B6: parandalon të ftohtin

Vitamina B6 forcon sistemin imunitar: ju mbron nga viruset dhe bakteret përgjegjëse për sëmundjet sezonale. Përveç kësaj, ajo ju ndihmon të ndiheni më pak të zymtë sepse është e përfshirë në transformimin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave në energji.

Ku gjendet? Në mëlçi, mish, qumësht, drithëra, spinaq, bizele, fruta tropikale, peshk (ton, salmon, etj.). Sa duhet përdorur? 1.3-1.7 mg / ditë.

Larg dhimbjet me vitaminën K2

Kjo vitaminë pak e njohur ndihmon për të mbajtur kockat tuaja të shëndetshme duke ju mbrojtur nga osteoporoza dhe problemet e shkaktuara nga lagështia, goditjet ajrore dhe të ftohtit.

Ju e gjeni në sasi të vogla në mishin e viçit, pulës, në vezë, djathëra (të forta dhe të buta) dhe në lakër turshi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Aktualitet

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Gjykata e Teramos në Itali ka dënuar me 30 vite një  shqiptar të akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me...

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Aktualitet

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Pavarësisht rënies, kreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon. Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë...

Nëna tha se 2-vjeçari vdiq duke pirë lëng molle, por…

Globi

Nëna tha se 2-vjeçari vdiq duke pirë lëng molle, por…

Një nënë nga Dakota e Jugut, e cila rrahu djalin e saj për vdekje pasi ai lagu shtratin është dënuar me 40 vjet burg. Katrina Shangreaux pranoi se kishte rrahur djalin...