Arsyeja se pse ju rri barku fryre është qepa

Tuesday, 31 July 2018 10:36

Një nutricioniste ka sugjeruar se ngrënia e qepëve mund ta shkaktojë fryrjen e stomakut.

“Për mua, qepët janë një nga ushqimet më problematike sa i përket fryrjes së barkut. Unë e kam larguar krejtësisht qepën nga dieta ime – kjo përfshin qepën e bardhë dhe të kuqe”, ka shkruar Maeve Madden në librin e saj të ri.

Sipas saj, qepët mund të jenë duke e shkaktuar fryrjen e barkut për shkak se përmbajnë fruktozë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Current Gastroenterology Reports’, ky lloj sheqeri (fruktoza) mund të shkaktojë fryrje abdominale, por vetëm nëse dikush ka intolerancë.

Këtë e konfirmojnë edhe agjencitë e ndryshme shtetërore të shëndetit, të cilat tregojnë se personat me intolerancë në ushqim kanë tendenca të përjetojnë dhimbje në stomak, fryrje, diarre, etj.

Edhe NHS i ka cilësuar qepët, brokolin dhe lakrat si ushqime të cilat shkaktojnë fryrje të stomakut, duke sugjeruar ta zgjidhni problemin e fryrjes së barkut duke i eliminuar ushqimet e cekura dhe pijet freskuese.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Aktualitet

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari që u përplas nga një mjet në Tepelenë. Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qesarat, ku një mjet tip Renault ka përplasur...

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Show-biz

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Fjorentina Halili, grimierja nga Tirana, që u bë e famshme për tipin e saj të veçantë në “Big Brother” ka postuar një foto në Instagram, që lë shumë vend për...

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Globi

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Ministrja e Zelandës së Re për Gratë, Julie Genter, ka shkuar në maternitet me biçikletë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Genter, anëtare e “Partisë së Gjelbër”...