Si ta eliminoni erën e keqe të gojës

E Enjte, 02 August 2018 08:11

Probleme me erën e keqe të gojës? Zgjidhja, sipas ekspertëve, qëndron tek çaji i xhinxherit.

Xhinxheroli, kimikati i cili i jep shijen vetë xhinxherit, stimulon në gojë enzimat të cilat pengojnë substancat që prodhojnë erë të keqe.

Përbërës me përmbajtje sulfuri që gjenden në ushqim shpesh mund të krijojë erë të pakëndshme në gojën e njerëzve, duke kontribuuar në halitosis, emri mjekësor për erën e keqe të gojës.

Por xhinxheroli, që merret duke ngrënë apo duke pirë rrënjët, ndihmon enzimat e nevojshme për të eliminuar erën e keqe nga goja, në pak sekonda.

Ekspertët thonë se këto të dhëna mund të çojnë në krijimin e pastave të reja dhe shpëlarësve të gojës, që në përbërje do të kenë pikërisht këtë përbërës.

Studimi në fjalë u realizua nga Universiteti Teknik i Mynihut në Gjermani.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Aktualitet

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari që u përplas nga një mjet në Tepelenë. Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qesarat, ku një mjet tip Renault ka përplasur...

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Show-biz

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Fjorentina Halili, grimierja nga Tirana, që u bë e famshme për tipin e saj të veçantë në “Big Brother” ka postuar një foto në Instagram, që lë shumë vend për...

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Globi

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Ministrja e Zelandës së Re për Gratë, Julie Genter, ka shkuar në maternitet me biçikletë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Genter, anëtare e “Partisë së Gjelbër”...