Nënë pas të 50-ve? Çfarë rreziku fsheh shtatzënia në këtë moshë

E Enjte, 02 August 2018 21:08

Lajmi se Brigitte Nielsen ka lindur një fëmijë në moshën 54-vjeçare ka përqendruar të gjithë vëmendjen masive në rritjen e numrit të nënave më të vjetra në moshë.

 Aktorja, që i dha jetë vajzës së saj Frida në qershor, u ndje e detyruar të mbronte vendimin e saj para kritikëve.

“Disa femra mendojnë, ‘Oh, Zot, jam kaq e vjetër,’Por sa e sa meshkuj i bëjnë fëmijët e tyre të parë në moshën 60-70 vjeç dhe madje pa dyshuar aspak te vetja? “Unë e respektoj absolutisht që jo gjithkujt i pëlqen, por kjo është jeta ime dhe unë me bashkëshortin kemi një marrëdhënie solide.”,-është shprehur ajo për revistën ‘People’.

Nielsen u martua me Mattia Dessi, 39 vjeç, në vitin 2006, dhe nisi procedurën e ngrirjes së vezëve në moshën 40 vjeç. Ajo tha se mjekët i kishin dhënë vetëm 3-4% shanse për t’i fekonduar vezët e mia, dhe ia arritëm pas 14 vjetësh që e provonim me fekondimin in-vitro. Frida është fëmija i parë i saj me Dessin, por aktorja Daneze ka edhe 4 djem të tjerë nga martesat e saj të mëparshme, informon dritare.

Mëmësia post-menopauzale: Numri i nënave më të moshuara po rritet, bashkë me dyfishimin e shtatzënësisë se femrave mbi 40 që prej 1990. Dr. Janine Elson, drejtoreshë e klinikës IVF e Grupit CARE Fertility, thotë se kanë hartuar udhëzime të reja informacionesh në veçanti për femrat, që zgjedhin të bëhen nëna mbi moshën 50 vjeç. Ajo nënvizon se pavarësisht se, shumë nga këto femra lindin fëmijë totalisht të shëndetshëm, rreziqet rriten me moshën, duke përfshirë këtu diabet, nivele të larta kolesteroli dhe kancer të hershëm të gjirit. Pavarësisht trendit për të lindur fëmijë më vonë, çdo femër që lind pas moshës 30 vjeç, është e predispozuar për të pasur rritje të presionit të gjakut, diabet dhe pre-eklampsia. Nëse janë duke përdorur vezët e tyre, risqet e anomalive gjenetike gjithashtu rriten me moshën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Aktualitet

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari që u përplas nga një mjet në Tepelenë. Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qesarat, ku një mjet tip Renault ka përplasur...

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Show-biz

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Fjorentina Halili, grimierja nga Tirana, që u bë e famshme për tipin e saj të veçantë në “Big Brother” ka postuar një foto në Instagram, që lë shumë vend për...

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Globi

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Ministrja e Zelandës së Re për Gratë, Julie Genter, ka shkuar në maternitet me biçikletë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Genter, anëtare e “Partisë së Gjelbër”...