Lindja e fëmijëve autikë/ Ja cilat gra janë më të rrezikuara

Premte, 03 August 2018 13:15

Gratë me sindromën e vezores policitike janë më të rrezikuara të lindin fëmijë me autizëm.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë me këtë gjendje janë 35% më të rrezikuara që të vegjlit e tyre të lindin me çrregullimet e spektrit të autizmit. Ekspertët e përshkruajnë studimin e ri “si një e dhënë e re e rëndësishme”, duke qenë se nuk dihet akoma saktësisht shkaku i autizmit. Në studimin nga Universiteti i Kembrixhit thuhet se luhatjet e niveleve të testosteornit lidhen me zhvillimin e autizmit tek fëmija.

Sindroma e vezores policitike prek 1 në 10 gra, dhe shkaktohet nga nivelet e larta të këtij hormoni, që pastaj kalohet tek të vegjlit në mitër, mendojnë shkencëtarët. Shkencëtarët analizuan të dhënat nga një databazë e NHS për 8500 gra me sindromën e vezores policistike dhe fëmijën e tyre të parë. Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit më pas i krahsuan këto të dhëna me një grup prej 41 mijë grash pa këtë sindromë. 

Probabilteti që një grua me sindromën e vezores policistike të lindte fëmijë me autizëm ishte 2.3% më i lartë, krahasuar me 1.7% për gratë pa këtë sindromë./Burimi ''Shëndeti.com"

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Letërsia shqipe, në panairin e librit në Lajpcig

Kulturë

Letërsia shqipe, në panairin e librit në Lajpcig

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program edhe me takime të organizuara në stendën e Ministrisë...

ilmi “Sfida” riktheu në kinema Birçe Haskon

Kulturë

ilmi “Sfida” riktheu në kinema Birçe Haskon

Filmi artistik “Sfida” me skenar dhe regji nga Lulzim Sula dhe me një kast aktorësh të njohur u shfaq premierë në Korçë. Filmi me ngjarje me problematikën shqiptare sjell në...

Transportonte drogë brenda televizorit, si u kap nga “Patoku”

Aktualitet

Transportonte drogë brenda televizorit, si u kap nga “Patoku”

Një operacion i policisë i koduar “Patoku”, bëri të mundur sekuestrimin e një sasie lënde narkotike, duke vënë në pranga një person. Pasditen e kësaj të hëne, specialistët e hetimit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!