Disa fakte që nuk dini për syzet

Premte, 10 August 2018 20:36

yzet përdoren shumë ditët e sotme. Por ato nuk janë një shpikje e kohëve të fundit.

Ato janë krijuar shekuj më parë, duke ndryshuar vazhdimisht formën deri në modelet që përdoren sot, shkruan Nanyang.

Më poshtë i gjeni dhjetë fakte interesante për këtë shpikje jashtëzakonisht të rëndësishme për njerëzimin.

Lloji i parë i syzeve u zbulua në shekullin e 11-të. Fillimisht u quajt “gur për lexim”, një sferë e vogël qelqi që vendosej në maje të shkronjave të vogla për t’i bërë ato më të lehta për lexim.

Syzet që ngjiten janë shpikur në Itali në vitin 1284. Fillimisht ishin disa lente prej xhami të montuara në korniza të rënda që mbaheshin me dorë dhe viheshin mbi hundë. Ato përbëheshin nga druri, bakri, lëkura ose kockat.

Prodhuesit e hershëm spanjollë të syzeve, më 1700 vendosën fjongo në lentet dhe krijuan shirita që vendoseshin mbi veshë që të mos rrëshqasin nga hunda. Me këtë shpikje syzet më nuk ishte nevoja të mbaheshin me duar.

Pavarësisht emrit (anglisht: “glasses”), syzet nuk janë të përbëra nga qelqi. Së paku, jo syzet moderne. Sot lentet krijohen nga plastika, me anë të teknologjisë së sofistikuar, dhe përbëhen nga një filtër që i mbron sytë nga rrezet ultravjollce. Lentet e sotme janë më të holla, më të lehta dhe më të qëndrueshme se qelqi, sepse ato nuk thyhen lehtë dhe i rezistojnë gërvishtjeve.

Siç dihet, Benjamin Franklin është Babai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai kishte probleme edhe me largpamësi edhe me shkurtpamësi dhe përdorte dy lloje të syzeve. I lodhur duke i ndërruar syzet saherë që i nevojitej, ai zbuloi lentet bifokale. Dy lente të ndryshme i vendosi në të njëjtën kornizë. Pjesa e lartë e lenteve ishte për të parë objekte të largëta, ndërsa pjesa e poshtme i ndihmonte për të lexuar.

Përkundër thashethemeve se nëse ngjitni syzet e dikujt tjetër iu prishen sytë, kjo nuk është e vërtetë. Ju mund të keni kokëdhimbje për shkak të tendosjes apo lodhjes së syve nëse i mbani syzet e huaja, mirëpo kjo nuk paraqet dëm të përhershëm.

Syzet e lira dhe syzet e shtrenjta nuk kanë dallim në aspektin e mbrojtjes së syve. Të dyja palët i mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollce. Mirëpo, syzet e shtrenjta ofrojnë teknologji më të mia mbrojtëse për shkak se i përshtatet atij personi që i mban.

Poashtu çmimi varet edhe nga modeli dhe lloji i kornizave.

Këngëtari dhe kompozitori, Sir Elton John, ishte ndoshta koleksionuesi më i madh i syzeve. Në sirtarin e tij ai kishte më shumë se 25 mijë lloje të syzeve.

Para se Tom Cruise të luante filmin “Top Gun”, syzet e markës “Ray Ban” ishin të projektuara vetëm për pilotët e ushtrisë amerikane.

Sipas hulumtimeve, gjysma e njerëzve në botë kanë nevojë për t’i përdorur syzet.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Aktualitet

Ndërron jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me motor (emri)

Ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari që u përplas nga një mjet në Tepelenë. Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qesarat, ku një mjet tip Renault ka përplasur...

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Show-biz

Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Fjorentina Halili, grimierja nga Tirana, që u bë e famshme për tipin e saj të veçantë në “Big Brother” ka postuar një foto në Instagram, që lë shumë vend për...

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Globi

Ministrja shkon me biçikletë në maternitet për të lindur foshnjën e saj të parë

Ministrja e Zelandës së Re për Gratë, Julie Genter, ka shkuar në maternitet me biçikletë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Genter, anëtare e “Partisë së Gjelbër”...