Pajisjet elektronike po shkaktojnë probleme të shëndetit mendor te 2-vjeçarët

Tuesday, 13 November 2018 12:49

Përdorimi i gjatë i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve elektronike është lidhur gjithmonë me përkeqësim të gjendjes mendore, por, një studim i ri ka treguar se këto probleme mund të fillojnë te përdoruesit që në moshën 2-vjeçare.

 

Vetëm 1 orë pas mbajtjes në dorë të telefonit apo tabletit, fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më pak kuriozitet për gjërat e tjera, janë më pak të vetëdijshëm dhe kanë më pak qëndrueshmëri emocionale, duke rritur kështu rrezikun që të zhvillojnë ankth dhe depresion.

Studiuesit kanë zbuluar se grupmoshat 14-17 vjeç janë më të rrezikuar nga këto pasoja të ndërsjella, megjithatë, nuk përjashtohen as foshnjat dhe vogëlushët, truri i të cilëve është akoma në zhvillim.

Studimi ka zbuluar se fëmijët të cilët i përdorin rregullisht pajisjet elektronike janë dy herë më të predispozuar që të humbasin durimin. Thuhet gjithashtu se 9% e fëmijëve 11-13 vjeç që kalojnë rreth 1 orë duke luajtur me pajisjet elektronike nuk janë më kureshtarë që të mësojnë gjëra të reja, shifër kjo që rritet me 22.6% për ata që kalojnë më shumë se 7 orë në ditë duke përdorur pajisje elektronike.

Ekspertët paralajmërojnë prindërit dhe mësuesit që të reduktojnë kohën që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisjet elektronike, duke parë video ose televizor.

Në studim u përfshinë të dhënat e më shumë se 40 mijë fëmijëve të moshës nga 2 vjeç deri në 17 vjeç, të siguruara nga prindërit në kuadër të një sondazhi mbarëkombëtar në Amerikë./Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës pengojnë pajtimin

Globi

Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës pengojnë pajtimin

Këshilli i Sigurimit informohet një herë në gjashtë muaj nga Mekanizmi i mbetur nga Gjykatat Ndërkombëtare, IMRCT. Kësaj herë vend të rëndësishëm zuri dënimi i mohimit dhe glorifikimit të krimeve...

Terrorizuan fshatin Rrushkull, kapen dy adoleshentë që qëlluan me armë zjarri

Aktualitet

Terrorizuan fshatin Rrushkull, kapen dy adoleshentë që qëlluan me armë zjarri

Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Manzës, pasi gjatë natës qëlluan me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar edhe banorët. Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit K.N., 18...

Temperatura rekord në SHBA

Globi

Temperatura rekord në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të përfshihen nga temperaturat e larta duke bërë që rreth 200 milion persona të preken nga vala e të nxehtit. Në Kanada...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!