Nëse keni duar dhe këmbët e ftohta, mund të vuani nga këto sëmundje

E mërkurë, 14 November 2018 18:00

Duart dhe këmbët e ftohta janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkuj. Kjo shkaktohet nga një proces që mban temperaturën e trupit dhe organeve vitale

Nëse kjo ndodh shpesh, mund të jetë një tregues i problemeve serioze të shëndetit.

Anemia – Nëse bashkë me ftohjen e këmbëve dhe duarve keni simptoma të tjera si dhimbje koke dhe lodhje trupore ju duhet të kontrolloni nivelet e hekurit në gjak.

Hekuri është një komponent kryesor i molekulave të hemoglobinës që transporton oksigjenin në gjak dhe i jep ngjyrën e kuqe.

Diabeti – Ftohja e duarve dhe këmbëve mund të jetë shenja e parë për një diabet. Kjo sëmundje lë pasoja në qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor dhe shoqërohet shpesh nga ky fenomen. Nëse ju jeni vazhdimisht të etur, hani shumë por nuk shtoni peshë dhe as humbisni, atëherë ju duhet të kontrolloni menjëherë nivelet e sheqerit në gjak.

Tiroidja – Puna e ngadalësuar e gjëndrës tiroide shkakton një ngadalësim të metabolizmit dhe gjymtyrët e ftohta ose të ndjerit ftohtë në përgjithësi është një simptomë e kësaj sëmundjeje. Lodhja trupore, përgjumja ngadalësimi i lëvizjes dhe i të folurit sikurse dhe intoleranca ndaj temperaturave të larta janë shenja të qarta të çrregullimeve të tiroides.

Stresi – Gjithashtu stresi mund të jetë shkak i gjymtyrëve të ftohta. Ai përforcon adrenalinën, një hormon i prodhuar nga gjëndrat adrenale që ngushton enët e gjakut duke e bërë qarkullimin e gjakut më të dobët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Sport

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë para pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa mesfushori i Milanit, Calhanoglu vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi...

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qyno...

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Aktualitet

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Dhomave e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të avokatit të njohur Ravik Gurra. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të trajtohet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!