Të stërviteni apo jo para se të flini gjumë?

E mërkurë, 24 Prill 2019 09:20

Shkencëtarët zviceranë rekomandojnë që lirisht mund të ushtroni edhe gjysmë ore para se të shkoni të flini gjumë

Mos ushtroni para gjumi – është këshilla të cilën e kemi marrë shumë herë, mirëpo shkencëtarët zviceranë tani thonë që kjo nuk është e saktë dhe rekomandojnë që lirisht mund të ushtroni edhe gjysmë ore para se të shkoni në krevat, por me maturi.

Ata kanë analizuar 23 studime dhe kanë konstatuar që ushtrimi katër orë para se të shkoni në gjumë nuk ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.

Në natën pas aktiviteteve fizike personat që kanë pranuar të eksperimentojnë 21,1 për qind të kohës e kanë kaluar në gjumë të thellë në raport me 19,9 për qind të kohës kur nuk kanë ushtruar.

Përjashtim nga kjo rregull janë stërvitjet intensive një orë para gjumi.

Personave të cilët intensivisht kanë ushtruar më gjatë u është dashur kohë më gjatë të flenë, sepse rrahjet e zemrës nuk janë kthyer në normale. Megjithatë, shkencëtarët distancohen që këtë efekt negativ e kanë parë vetëm në bazë të një studimi.

Qe se si e kanë definuar stërvitjen intensive: Është treningu në të cilin personi nuk mund të flasë derisa ushtron. Trening i kujdesshëm është kur personi nuk mund të këndojë, por mund të flasë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!