Rita Ora lanson tekilën e saj

E Enjte, 18 Prill 2019 15:58

Ylli i muzikës pop Rita Ora po e shndërron dashurinë e saj për tekila në një mundësi biznesi duke investuar në brendin e saj të alkoolit.

Ylli i hitit “Your Song” është duke i bashkuar forcat me zyrtarët në Conecuh Brands për t’u bërë aksionare dhe partnere kryesore kreative e “Prospero Tequila”.

Sipas Billboard.com, pija do të prodhohet në Don Roberto Distillery në Meksikë nga njëra nga distilueset e para femër të tekilës, Stella Anguiano, ndërsa Rita është shumë e ngazëllyer për projektin e saj më të ri.

Image

“Kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me brendet mahnitëse dhe secilën herë mësoj diçka të re në lidhje me anën afariste të industrisë”, ka thënë këngëtarja në një deklaratë.

“Me këtë partneritet kam dashur ta sfidoj veten për të marrë rol të ri. Të qenit partnere kryesore kreative dhe aksionare më ka mundësuar të investoj kohën dhe energjinë time në një sipërmarrje të re, e cila në thelbin e saj i nxjerr në pah femrat e fuqishme dhe të pavarura”.

Image

Ajo vazhdoi: “Puna me Stellën dhe vizita e distilerisë ishin një eksperiencë mahnitëse dhe ajo e konfirmoi dëshirën time për ta marrë këtë pozicion brenda kompanisë. Mezi po pres të ngre dolli për këtë partneritet të ri me familjen, miqtë dhe fansat e mi”, shkruan KOHA Ditore.

“Prapa çdo familjeje të suksesshme qëndron një femër e fortë e cila shërben si zemra dhe shtylla kurrizore”, shton Stella. “Prospero është një tekila që e nënvizon këtë thënie. Jam krenare që po bashkëpunoj për një brend të bërë nga femrat dhe të cilin të gjitha femrat mund ta shijojnë”.

Këto zonja kanë dalë me tri varietete të “Prospero Tequila”: “Blanco”, “Reposado” dhe “Anejo”, me çmimet që fillojnë nga 34.99 dollarë.

Rita është personaliteti më i fundit i famshëm që ngre dolli me tekilën e saj – Justin Timberlake e ka “Sauza 901”, rokerët Sammy Hagar dhe Adam Levine u bashkuan për “Santo Mezquila”, ndërsa George Clooney e ka brendin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm “Casamigos” me partnerin e biznesit Rande Gerber. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!