Apelimi i Skënderbeut në CAS, nuk ka gjyq deri në shtator

Tuesday, 12 June 2018 19:12

Dënimi i UEFA me 10 vite pezullim nga kompeticionet e saj për Skënderbeun si dhe 1 milionë euro gjobë do të mbeten në fuqi të paktën deri më 25 shtator, pavarësisht se korçarët kanë apeluar në CAS.

Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila deri më datën e lartpërmenduar nuk ka në plan asnjë seancë gjyqësore për klubin korçar.

Kujtojmë që Skënderbeu aktualisht ka dërguar dy kërkesa për gjykim në CAS. Përveçse dënimit të UEFA-s, ata kërkojnë drejtësi në këtë shkallë gjyqësorë edhe për pjesëmarrjen këtë sezon në “Champions League”.

Konkretisht Skënderbeu kërkon pezullimin e vendimit të UEFA që do t’i lejonte të marrin pjesë në Europë, në një kohë që siç u tha më lart vendimi përfundimtar për dënimin pritet të vonojë.

vendimi

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 19:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kross i jep fitoren Gjermanisë, Suedi shuhet në minutën e 95

Sport

Kross i jep fitoren Gjermanisë, Suedi shuhet në minutën e 95

Sapo u mbyll ndeshja e kampionëve aktual të botës me Suedinë. Një ndeshje e mbushur plot emocione dhe me shumë raste ishte kjo midis Gjermanisë dhe Suedisë. Gjermanët nuk treguan formën...

Aksident në Tiranë, plagoset rëndë 25-vjeçari

Aktualitet

Aksident në Tiranë, plagoset rëndë 25-vjeçari

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:40, në Paskuqan, ku një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 576 OH, me drejtues shtetasin G. P., ka aksidentuar këmbësorin E. R., rreth...

Gjendet i vdekur një person në një lokal në Gramsh

Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në një lokal në Gramsh

Një person është gjetur i vdekur në një lokal në Gramsh, por pa shenja dhune. Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 18:00, në lagjen “Parku” Gramsh. Shtetasi O. L., 42 vjeç banues në...