Video/ Partizani i Beogradit dokumentar për Fadil Vokrrin

E mërkurë, 13 June 2018 10:48

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një ataku kardiak, ndërsa të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore

Vokrri la pas vetes një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme me Prishtinën dhe Partizanin e Beogradit. Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.

Disa prej momenteve më të rëndësishme, si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film. 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjellë titullin pas më shumë tre dekadave. /tch/

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Putini u përpoq të më vriste me bar miu”

Globi

“Putini u përpoq të më vriste me bar miu”

Një modele ruse thotë se Presidenti i vendit të saj, Vladimir Putin ka urdhëruar që ta vrisnin në Salisbëri të Anglisë. 30-vjeçarja Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King...

Trump akuzon Kinën se po ndikon në zgjedhje duke sulmuar bujqit dhe punëtorët amerikanë

Globi

Trump akuzon Kinën se po ndikon në zgjedhje duke sulmuar bujqit dhe punëtorët amerikanë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara. Ky supozim ka shtuar një...

Rritet bilanci: 81 të vdekur nga Uragani Mangout, 59 të tjerë ende të zhdukur

Globi

Rritet bilanci: 81 të vdekur nga Uragani Mangout, 59 të tjerë ende të zhdukur

Numri i të vdekurve nga Uragani Mangout që goditi Filipinet është rritur. Sot, autoritetet folën për 81 të vdekur, por ky numër mund të rritet më tej, pasi ekipet e shpëtimit...