Përcaktohet finalistja e parë e Botërorit Rusi 2018

Tuesday, 10 July 2018 21:55

Franca ka fituar 1-0 ndaj Belgjikës, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, falë golit të Samuel Umtiti dhe do të jetë në finalen e madhe të Moskës, ku do të jepet trofeu më i rëndësishëm në futboll.

Në pjesën e parë, Belgjika dominoi për 20 minuta, por forma e kapitenit Hugo Lloris ruajti të paprekur rrjetën e Francës dhe minutë pas minute “gjelat” u rritën, në dëm të kundërshtarit.

Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, ndodhi një episod kyç për gjysmëfinalen.

Gjatë një goditje nga këndi, Samuel Umtiti fitoi duelin ajror me Fellaini dhe tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë, që nuk i dha mundësi reagimi portierit Thibaut Courtois.

Kjo ishte hera e parë për Francën, që nga viti 1998, që shënojnë tre mbrojtës në një Botëror. Atëherë gjenin golin Thuram, Lizarazu dhe Blanc, këtë herë Pavard, Varane dhe Umtiti.

Belgjika provoi të sulmonte, por pa prishur festën e ekipit të Didie Deschamps, që bëhet gati të shkruaj historinë. Në finalen e Moskës, më 15 korrik, do të ndeshet me Anglinë ose Kroacinë.

Kjo është hera e tretë që Franca do të jetë në finalen e Kupës së Botës, pas suksesit ndaj Brazilit në “Francë ‘98” dhe pas humbjes ndaj Italisë në “Gjermani 2006”.

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 21:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Aktualitet

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Pavarësisht rënies, kreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon. Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë...

Nëna tha se 2-vjeçari vdiq duke pirë lëng molle, por…

Globi

Nëna tha se 2-vjeçari vdiq duke pirë lëng molle, por…

Një nënë nga Dakota e Jugut, e cila rrahu djalin e saj për vdekje pasi ai lagu shtratin është dënuar me 40 vjet burg. Katrina Shangreaux pranoi se kishte rrahur djalin...

Kush është Mario, malazezi i tmerrshëm që u arrestua në mes të Prishtinës

Bota Shqiptare

Kush është Mario, malazezi i tmerrshëm që u arrestua në mes të Prishtinës

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy shtetas të Malit të Zi, të kërkuar përmes INTERPOL-it për vepra të ndryshme penale. Sipas "Fosmedia.me", në këtë operacion Policia e Kosovës ka...