Historia prekëse e Luka Modriçit, serbët ia ekzekutuan gjyshin dhe…

E Enjte, 12 July 2018 06:54

Luka Modric është dashur të kapërcejë shumë vështirësi serioze përpara se të bëhej një futbollistë profesionist.

Kur kapiteni i Kroacisë ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij u trondit kur gjyshit i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.
Por, pavarësisht vështirësive të tilla, kjo nuk e ndaloi djaloshin ambicioz që të bëhej një nga lojtarët më të mirë të planetit dhe tani si 32 vjeçar, një super yll global.
Më 8 dhjetor 1991, gjatë Luftërave Ballkanike, milicia e dhunshme serbe e sulmoi Modricin, një fshat i vogël pranë maleve të Velebit në Dalmacinë Veriore dhe shkaktoi terror për familjet kroate që nuk kishin ikur nga vendlindja.
Luka Modric Snr (gjyshi), i cili po i ruante bagëtitë e tij në një rrugë të braktisur, u kap nga një grup serbësh ku u ekzekutua brutalisht së bashku me pesë vendas të tjerë.
Ideja ishte të dërgohej një mesazh te banorët e tjerë të Modricit që ata duhet të largoheshin nga qyteti i tyre.
Vdekja e goditi fort Lukan. Ai ishte rritur nga gjyshi i tij Luka Modric Snr, pasi që prindërit e tij Stipe dhe Radojka punonin për orë të gjata në një fabrikë veshjesh për të mbështetur familjen financiarisht.
Pas incidentit, prindërit e tij u detyruan të largoheshin nga Modrici dhe kërkuan strehim në Hotel Iz në qytetin e Zadarit.
Pa energji elektrike apo ujë të pijshëm, zhurmat e granatave dhe plumbave u bënë një dukuri e përditshme për Lukën dhe motrën e tij Jasminan, për të mos përmendur shmangien e minave tokësore që mund të dërgonin tek vdekja në çdo moment.
Por kjo nuk e ndaloi djaloshin që të shkelmonte një top futbolli të vogël dhe të luante në parkingun e hoteleve, duke ëndërruar që një ditë fitonte ekzistencën e tij që ishte shkatërruar nga lufta.
Është një rrëfim i shkëlqyer për të pasurit, që është testament i përkushtimit, pasi që katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve, e ka arritur këtë pas një tragjedie të tmerrshme.
Modric rrallë flet për vështirësitë e tij, por kur ai nënshkroi për Spurs në vitin 2008, foli për këtë periudhë të fëmijërisë së tij.
“Kur filloi lufta u bëmë refugjatë dhe kjo ishte një kohë shumë e vështirë. Isha gjashtë vjeç. Ishin kohë të vështira”.
“Ne jetuam në një hotel për shumë vite, ndërsa ne luftonim edhe financiarisht, por gjithmonë e doja futbollin. Mbaj mend që mbrojtëset e mia të para i kam pasur të Ronaldos brazilianit dhe i kam dashur shumë ato”.
“Lufta më bëri më të fortë, ishte një kohë shumë e vështirë për mua dhe për familjen time. Unë nuk e përmend gjithmonë, por nuk do ta harroj atë”.
Megjithatë, kur Modric ishte 10 vjeç, ai nuk u pëlqye madje u refuzua nga disa trajner.
Hajduku i Splitit nuk e pranoi, por ishte Tomisllav Basic, një trajner që e njihte Modricin nga Zadar, e mori në prova te Dinamo Zagreb.
Nga aty talenti i tij lulëzoi, ku kaloi te Tottenham  dhe pastaj te Real Madrid ku edhe sot është një shtyllë e këtij klubi dhe një nga futbollistët më të vlefshëm në botë.
Jeta e tij personale nuk mund të ishte shumë më e mirë.

Ai u martua me Vanja Bosnic, e cili është agjente e tij. Ai i dha fund beqarisë në vitin 2010 në kryeqytetin kroat, Zagreb.
Çifti u takuan për herë të parë në agjencinë sportive Mamic, ku ajo punonte.
Ish-bashkëlojtari i Tottenhamit dhe tani te Kroacia, Vedran Corluka, ishte dëshmitar kryesor në martesën e tyre.
Fëmija i parë i çiftit është djali Ivano dhe lindi vetëm tri javë pas martesës së tyre.
Pastaj ka edhe dy vajza, Ema dhe Sofja.
Luka Modric sot u kualifikua në finale të Kupës së Botës pasi Kroacia mposhti 2-1 Anglinë dhe më 15 korrik kroatët do të përballen me Francën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidentja kroate në Kuvend:  Shqiptarë luftuan për Kroacinë, ne nuk harrojmë

Aktualitet

Presidentja kroate në Kuvend: Shqiptarë luftuan për Kroacinë, ne nuk harrojmë

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Duke shprehur falënderimet për këtë ftesë, Presidentja u shpreh se: ”Shumë shqiptarë luftuan...

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Aktualitet

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Gjykata e Teramos në Itali ka dënuar me 30 vite një  shqiptar të akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me...

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Aktualitet

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Pavarësisht rënies, kreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon. Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë...