Trajneri i Kroacisë paralajmëron Francës: “Nuk besoj se ky është fundi ynë”

E Enjte, 12 July 2018 08:03

Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, i cili në sezonin 2008-2009 ka drejtuar edhe Dinamon e Tiranës ka përgëzuar ekipin pas fitores me përmbysje ndaj Anglisë me rezultatin 2:1. 51-vjeçari, njëkohësisht paralajmëroi edhe Francën duke u shprehur se ëndërron të shpallet Kampion Bote.

“E meritonim këtë arritje. Përgëzime djemve, por ata nuk janë normalë. Këta djem të mrekullueshëm e dogjën në fushë. Ajo që kanë arritur sot ka qenë vetëm fantazi më parë. Mënyra si vrapuan, si luftuan, nuk ishte parë ndonjëherë më parë. Falë tifozëve që kishin ardhur nga e gjithë Kroacia, Bosnja apo e gjithë bota. Ende nuk e kemi thënë fjalën tonë të fundit. Nuk besojmë se ky është fundi ynë. Kemi edhe një ndeshje, dhe në dashtë Zoti, do shpallemi kampionë. Ndoshta nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, por bota nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë Kroacia.”, deklaroi Daliç.

Ndeshja finale do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin ‘Luzhniki’.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestohet 50-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Aktualitet

Arrestohet 50-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga ka rëndë shtetasi me inicialet D. P., 50 vjeç, banues...

Shehu: Po ndjehet pulsi i rrëzimit të diktaturës së krimit të Ramës

Politikë

Shehu: Po ndjehet pulsi i rrëzimit të diktaturës së krimit të Ramës

Nga Tritan Shehu Sot jemi me 20 Shkurt, dite qe nuk e harrojme kurre, Dite e Madhe e ndryshimeve te medha, e shembjes se simboleve te nje prej rregjimeve me tragjike...

Mban nënën e vdekur 6 javë në shtëpi të rrethuar me 60 aromatizues

Kuriozitete

Mban nënën e vdekur 6 javë në shtëpi të rrethuar me 60 aromatizues

Një vajzë mbajti të vdekur nënën e saj në banesë për 6 javë, duke rrethuar kufomën që po kalbej në shtëpi me më shumë se 60 aromatizues ajri, tha policia. Jo-Whitney...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!