Habit futbollisti/ ‘Pep Guardiola më i mirë edhe se seksi’

Premte, 09 November 2018 15:52

“Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar është edhe më i mirë se seksi. Kujtoj bisedën tonë të parë, që në fillim na e bëri të qartë se çfarë kërkonte dhe pse e kishte pranuar emërimin trajner i parë i Barcelonës. Kishte një dëshirë të madhe për të bërë diçka ndryshe. Ishte një sfidë për të. Më kujtohet kur na tha: Mund t’ia dal vetëm nëse do të më ndiqni. Nuk i doli keq.”

Këto fjalë plot admirim ka përdorur Dani Alves, futbollistit aktual të PSG-së, për Pep Guardiolën, trajnerin spanjoll me të cilin ka bashkëpunuar kur të dy ishin pjesë e “blaugranave”. Mbrojtësi brazilian i është mirënjohës trajnerit aktual të Manchester City-t edhe në aspektin profesional.

“Më ka përmirësuar shumë si futbollist, më ka mësuar kaq shumë gjëra. Është një gjeni në momentet kyç, e di sesi si t’i bëjë futbollistët që të kuptojnë atë që duhet të bëjnë. Në shumë raste, ndeshjet i fitonte ai, ne thjesht duhet të zbatonim udhëzimet e tij.” 

Përpara se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2007, Alves ishte shumë pranë Chelsea-t, që drejtohej në atë kohë nga Jose Mourinho.

“Transferimi nuk ndodhi për fajin e klubit, jo timin. Mendoja se gjithçka ishte mbyllur dhe se do të punojë me Mourinhon. Nuk e di nëse ai kishte marrë informacioni sikur unë nuk doja apo diçka tjetër. Është fakt që marrëdhënia jonë në atë kohë nuk ishte e mirë, por jo për fajin tim.”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!