Rregullorja pengon qëndrimin e Solari-t në stol, Perez thërret Zidane-n

Saturday, 10 November 2018 19:39

Në momentin kur Real Madrid është duke parë “mirazhin” e trajnerit të ardhshëm, presidenti Florentino Perez mësohet se ka hyrë në kontakt me Zinedine Zidane.

Natyrisht që sipas rregullores së La Liga-s, Santiago Solari nuk mund të qëndrojë më tepër se 14 ditë në pankinë, ai ose duhet të emërohet në mënyrë të përhershme, ose madrilenët duhet të përcaktojnë një tjetër trajner.

Kjo gjë u konfirmua nga vetë trajneri aktual i “Los Blancos”, i cili në konferencën për shtyp pohoi: “Jam i përqendruar te ndeshja e nesërme dhe të gjithë kanë ndjesi pozitive, duke përfshirë dhe lojtarët. Ata janë të përqendruar te ndeshja. Puna afatgjatë nuk është në dorën time, ky është roli im. Unë duhet të përgatis ndeshjen e ardhshme me përqendrim maksimal”.

Sipas mediave franceze, Florentino Perez nuk do të presë më gjatë për drejtuesin e ri të pankinës së Real Madridit, por do të kontaktojë me Zinedine Zidane dhe agjentin e tij Alain Migliaçio, në mënyrë që tekniku të rikthehet te “Los Blancos”. Megjithatë, nuk dihet nëse Perez ka kontaktuar me francezin para se të emëronte Solarin në vendin e Julen Lopetegui-t.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Aktualitet

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq...

Politikë

Dorëheqja e Haradinajt, Noka: Tregoi që është burrë shteti. Rama burrec pushteti

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur...

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Aktualitet

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual” Ndalimi i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!