Disfata ndaj United, reagon Tuchel: Penalltia ishte, mos e krahasoni me humbjen e Barcelonës

E Enjte, 07 Mars 2019 20:32

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel thotë se e mbështet ende VAR-in, edhe pasi u përdor për të dhënë një penallti për Manchester United, që e la jashtë Champions League skaudrën franceze. United rikuperoi disavantazhin 2-0 në mënyrë dramatike duke fituar 3-1 në Paris për të arritur në çerekfinale, me Rashford që shndërroi në gol penalltinë për të siguruar fitore.

"Unë jam një mbështetës i madh i VAR. Kur Dalot gjuajti topin dhe shkoj tek Kimpembe e dija se do të jepej penallti, sepse kishte prova. Arbitri shkoi te VAR dhe nuk kisha dyshime. Të vjen keq të humbësh një ndeshje të tillë, por ne kemi rrezikuar për 60 minuta duke e ditur se kjo mund të ndodhë”, tha trajneri gjerman.

Tuchel mohoi se disfata e PSG ishte e lidhur me atë të vitit 2017 kur ata u eliminuan nga Barça, edhe pse e kishin fituar 4-0 ndeshjen e parë për të humbur 6-5 në total për katalanasit.

"Nuk mund të jetë mentalitet sepse Kehrer nuk ishte pjesë e ekipit në Barcelonë. Nuk duhet të hyjmë në këtë kurth dhe të nxjerrim një histori nga ajo. Për mua, problemi ekzistonte vetëm tek ndeshja dhe mënyra se si filluam nuk ishte mënyra e duhur për të filluar lojën. Ne patëm një reagim të shkëlqyer, nuk ishim të shqetësuar fare, patëm dominim të plotë të topit, patëm shumë shanse dhe nuk ishim nën presion ose në rrezik të ndonjë kundërsulmi. Goli i dytë ishte diçka që nuk do të ndodhë kurrë për Buffon përsëri, dhe ai nuk ishte në Barcelonë, as unë. Kështu që krahasimi me Barcelonën nuk ekziston. Nëse keni një kundërshtar i cili është më mirë se ju, atëherë ok, por është e tmerrshme , dhe ne nuk e meritonim të eliminoheshim pas më shumë se 180 minutash. Është një zhgënjim i madh", deklaroi Tuchel.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Sondazh

Nothing found!