Shqipëria humb me Turqinë, tifozët kërkojnë largimin e Panuçit

Premte, 22 Mars 2019 22:53

Prishen balancat e përballjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë (4 fitore, 2 barazime, 4 humbje) dhe këtë herë në favor të turqve, që morën fitoren 0-2 në “Loro Boriçi” dhe e nisën në mënyrën më të mirë edicionin eliminator Euro 2020.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, kur fillimisht Balaj dhe më pas Balliu e Uzuni, e panë veten të vetëm me portierin, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.

Atë që nuk e bënë kuqezinjtë, e bënë mjaft mirë turqit, që në rastin e parë të tyre, shfrytëzuan maksimalisht një gabim të tanëve dhe kaluan në avantazh, me anë të sulmuesit Cenk Tosun.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë të tanëve, por në minutën e 55-të, ishte Hakan Calhanoglu, që depërtoi për shumë metra i pashqetësuar, duke shfrytëzuar maksimalisht një hutim të Hysajt dhe shënoi golin e dytë, pas një gjuajtje të bukur nga distanca.

Pas këtij goli, nuk mungoi as kontestimi i tifozërisë, të cilët hodhën sende të shumta në fushën e lojës, duke dhuruar një shfaqje të turpshme, që për më tepër u mbyll me një goditje ndaj portierit Etrit Berisha.

Nuk munguan as thirrjet kontestuese ndaj trajnerit Christian Panucci, me koralen “Panucci Vaffanculo”, ndërsa ky i fundit reagoi duke hedhur në fushë Armando Sadikun dhe Eros Grezdën, dy nga autorët e golave në fitoren e fundit ndaj turqve.

Megjithatë tentativat e tanëve ishin sporadike, me lojtarët e repartit të sulmit, që shpesh herë e tepronin me mbajtjen e topit, ndërsa thuajse asnjëherë nuk e vunë në provë portierin e përfaqësueses turke.

Vërshëllima finale e arbitrit gjerman, pa skuadrën e Turqisë që të festonte në “Loro Boriçi”, ndërsa kuqezinjtë treguan sërish se kanë shumë punë për të bërë në prapavijë, ku pësuan në të dy rastet e vetme të turqve.

Vetëm 3 ditë më vonë vjen transferta me Andorrën, një nga ato ndeshje që duhen fituar medoemos, ndaj gjëja më e vlefshme në këto momente, është të lëmë pas këtë humbje, për t’u përqendruar te takimi i ardhshëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!