Duka: Trajneri kuqezi caktohet javën tjetër, presidentët e klubeve të kontrollojnë emocionet!

Premte, 12 Prill 2019 14:11

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ishte sot në inaugurimin e një fushe të re (kalçetoje) në Shkodër.  Ai iu përgjigj interesimit të gazetarëve të kryeqendrës së veriut për trajnerin e ri të kombëtares, rikthimin e Vllaznisë në elitë dhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me futbollin në vendin tonë. Në fakt, "Telesport" e ka shkruar që para dy ditëve, që pasuesi i Christian Panuccit do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe do të jetë Edy Reja.

Vllaznia - “Nuk ka asnjë diskutim se sezonin e ardhshëm, Vllaznia do të jetë në Kategorinë Superiore. Ka bërë një kampionat të mirë, pavarësisht se në situatë të jashtëzakonshme për të, në Kategorinë e Parë. Do të quhet kampione, edhe pse në një kategori më poshtë se ajo elitarja. Shtëpia e Vllaznisë është në Superiore dhe madje në vende nderi. Unë uroj që edicionin e ardhshëm të jetë në lartësinë e emrit që ka. Shkodra është vendlindja e futbollit shqiptar, ndaj meriton ta ketë Vllazninë sa më lart. Tradita e futbollit këtu është e madhe, në Shkodër ka pothuasje më shumë interes për këtë sport, dalin më shumë talente futbolli se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë”.  

Trajneri i kombëtares - “E vërtetë, kam thënë se në prill do të emërohet. Sot jemi më 12 prill, muaji nuk ka mbaruar. Besoj se javën tjetër do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi, për të përgatitur ndeshjet e radhës”. 

Kampionati - “Ju më pyesni se po shohim dhunë fizike edhe mes presidentëve të klubeve, rrugëve, apo ka trajnerë që deklarojnë se rezultatet vendosen në tavolinë... Kjo është garë dhe patjetër që ka emocionet e veta. Gjithsekush është mirë t’i kontrollojë ato, madje t’i shfrytëzojë pozitivisht për të mirën e kësaj loje. Eshtë fundi i një kampionati, të gjithë kërkojnë të marrin maksimumin. Ky maksimum merret përmes lojës, me sa më shumë angazhim, organizim dhe respektim të rregullave”. 

“Loro Boriçi” – “Stadiumi i Shkodrës? Jemi në proces për t’ia dorëzuar bashkisë së qytetit. Punë ditësh dhe kjo “stafetë” do të jetë kryer”. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nik Qafoku nderohet me çmimin për karrierë në kiminë e tokës nga Shoqata e Shkencës së Tokës në Amerikë

Aktualitet

Nik Qafoku nderohet me çmimin për karrierë në kiminë e tokës nga Shoqata e Shkencës së Tokës në Amerikë

Nik Qafoku mori cmimin Jackson të Shoqatës së Shkencës së Tokës në Amerikë për vitin 2019 për kontributin e tij në kiminë e tokës dhe minierologjisë. Këtu është një pamje e...

‘Parlamenti është kthyer në një haur’/ Ceka-Ramës: Flet me fjalorin e Spiropalit

Politikë

‘Parlamenti është kthyer në një haur’/ Ceka-Ramës: Flet me fjalorin e Spiropalit

Nga Aristir Lumezi Politikani i njohur Neritan Ceka iu përgjigj deklaratave të bëra dje nga Kryeministri Rama, duke thënë se flet me gjuhën e Elisa Spiropalit, ndërsa e sfidon në një...

Protestuan kundër Ramës, tre korçarë nën hetim

Politikë

Protestuan kundër Ramës, tre korçarë nën hetim

Procedohen penalisht 3 shtetas për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditjet për shkak të detyrës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’. Policia e Korçës, bazuar në pamjet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!