Gattuso: S’ka asnjë justifikim, të mundim Lazion për të shkuar në Champions

Premte, 12 Prill 2019 21:07

Pas një jave të mbushur me polemika për arbitrimin e Fabbrit në sfidën mes Juventusit dhe Milanit, kuqezinjtë do të luajnë një tjetër ndeshje të rëndësishme për misionin Champions, ndaj një rivali direkt si Lazio, mbrëmjen e të shtunës.

Trajnerit Genaro Gattuso bën thirrje që të harrohet çfarë ndodhi në Torino dhe skuadra të përqendrohet te sfida e nesërme, pasi nuk ka alibi dhe duhet të qëndrojë në zonën Champions.

“Jemi marrë pak si shumë me arbitrin, ndaj është momenti që të mos e bëjmë më. Është e vërtetë që Fabbri gaboi, por Milani nuk ka alibi, pasi edhe vetë futbollistët gabuan në fushë. Gjatë javës kemi punuar mirë dhe do të kërkojmë të marrim maksimumin ndaj Lazios, pasi duhet të shkojmë në Champions”, tha Gattuso.

Tekniku kuqezi foli edhe për gjendjen e të dëmtuarve, ndërsa komentoi edhe njëherë zërat që flasin për një largim të tij nga Milani në fund të sezonit.

“Donnarumma pritet të jetë gati javën tjetër, ndërsa edhe Paqueta pritet të fillojë vrapimin sot ose nesër. Sa i përket zërave për largim, mund të them se janë vetëm fjalë,. Unë jam i qetë në punën time dhe i përqendruar të çoj skuadrën”, tha Gattuso.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Politikë

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Nga Halil Teodori Situata politike në Shqipëri ka hyrë në një fazë kritike. Palët e përfshira sa vijnë dhe potencojnë frontet e përballjeve. Asnjë rreze shprese nuk ka për kompromis. Shteti...

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Aktualitet

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. I moshuari është identifikuar si Y.Muja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë...

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

Aktualitet

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

PDIU përmes një deklarate për mediat është shprehur e shqetësuar për situatën e fundit politike në vend. Ajo thekson se Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt një situate dramatike. Mes tjerash...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!