Reja me frymë tjetër në kombëtare, pritet skema 3-5-2

E Enjte, 23 May 2019 09:26

Gjithçka është thënë deri më tani duhet fshirë. Edi Reja duket se ka sjellë një tjetër frymë në Kombëtare. Trajneri i ri i Shqipërisë vjen me një risi të rëndësishme që në seancën e parë stërvitore: Dronin.

Dje në ambientet ku ekipi është stërvitur në Durrës, ka qenë i ngritur në ajër edhe një dron, me të cilin trajneri dhe video-analisti i skuadrës kanë vendosur që të vëzhgojnë të gjithë perimetrin e fushës, për të parë me detaje çdo lëvizje të futbollistëve në fushë përgjatë të gjithë minutazhit të stërvitjes.

Edhe pse në fushë nuk ka qenë e plotë skuadra me të cilën ai do të futet në ndeshjet zyrtare, Reja ka nisur punën e tij në krye të Shqipërisë, teksa u ka folur lojtarëve për qëllimin që duhet të kenë në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje, si dhe mundësitë që ka një ekip për të arritur diçka. Më tej, trajneri me të gjithë ndihmësit e tij kanë ndjekur seancën stërvitore, duke udhëzuar futbollistët që të kryejnë me qetësi dhe përpikëri të gjithë seancën stërvitore.

Është ende herët për të folur për formacionin, teksa nuk është publikuar lista e plotë e Kombëtares, por duke njohur filozofinë e punës së trajnerit të Kombëtares, Shqipëria e Rejas mund të rreshtohet me 3-5-2. Dermaku, Gjimshiti dhe Ismajli, pa harruar Veselin, mund të jenë treshja e mbrojtjes në qendër, duke qenë se kapiteni Mavraj është i pezulluar ndaj Islandës.

Në mesfushë, një vend për Elseid Hysajn, sigurisht me detyra specifike, pse jo më së shumti mbrojtëse. Basha para mbrojtjes dhe Xhaka në të majtë të treshes qendrore. Nga krahët, Roshi është opsion, por në duel me Grezdën për të djathtën. Në të majtë, Uzuni apo Lenjani mund të duelojnë gjithashtu me Jahmir Hykën. Në sulm pritet të zënë vend dy nga 3 qendërsulmuesit: Cikalleshi, Balaj, Sadiku. Me Berishën në portë, nisur nga dyshimet për Strakoshën, kjo mund të jetë një ide për Shqipërinë nën drejtimin e Edi Rejas. PANORAMASPORT.AL

Modifikuar më E Enjte, 23 May 2019 09:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Globi

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme. Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi...

Gëzim Muçolli : Fitorja diplomatike e ambasadores Alma Lama kundër Serbisë në Romë

Bota Shqiptare

Gëzim Muçolli : Fitorja diplomatike e ambasadores Alma Lama kundër Serbisë në Romë

Pak ditë më parë, mjaftoi  një shkrim i postuar te portali më i lexuar shqip dhe italisht te shqiptarët e Italisë, Albania NEWS, që të nxisë kërshërinë dhe brengën e...

Përplasen dy makina në Tropojë/ Humb jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Aktualitet

Përplasen dy makina në Tropojë/ Humb jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Një aksident i rënë ka ndodhur sot në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot. Si rrjedhojë ka ndërruar jetën gjatë transportimit për në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!