“Troket” Roland Garros, në fushat me dhe rikthehen “3 muskëtierët”

Diel, 26 May 2019 10:50

Më 27 maj nis grand slam i Roland Garros, turneu i dytë i madh i këtij viti, një turne spektakolar që zhvillohet në fushat me dhè të Parisit. Dhe si për ta bërë edhe më magjik këtë event në fushë do të zbresin të gjithë tenistët më të mirë në botë.

Përfshi edhe atë, legjendën Roger Federer, që rikthehet pas tri vitesh. Ndaj dhe Roland Garros i këtij viti do të ketë sërish në radhët e tij “3 muskëtierët”: Djokovic, Federer dhe mbretin e fushave me dhe Nadal. Gjë që nuk ndodhte prej vitit 2015.

Rafael Nadal, fitues 11 herë i këtij turneu e kampion në fuqi, konsiderohet si favorit, sidomos pas triumfit një javë më parë në Romë. “Favorit i këtij turneu do të jetë ai që më 9 qershor do të fitojë pikën e fundit të këtij turneu”, tha Nadal. Nëse spanjolli ia del mbanë, në gjysmëfinale do të përballet me mikun e rivalin e tij të përjetshëm, Roger Federer.

“Për mua është një kënaqësi të rikthehem këtu pas 3 vitesh. Madje jam në gjendje të mirë fizike dhe shpresoj të shkoj sa më larg. Në dy turne që luajta, trupi im reagoi mirë ndaj një sipërfaqeje ku kasha kohë pa luajtur. Nuk e di nëse do të fitoj apo jo, shpresoj të paraqitem mirë. Nuk di se çfarë pritshmërie kam”, tha Federer.

“Ky është turneu për të cilin jam përgatitur muajt e fundit. Doja që këtu të vija në formën më të mirë të mundshme dhe jam në gjendje të tregoj se sa vlej. Jam i motivuar dhe dua të triumfoj sërish”, u shpreh Novak Djokovic, numri 1 në botë. Serbi ka fituar vetëm një herë në këtë sipërfaqe, në vitin 2016.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!