Atletiko e do si huazim, një skuadër gjermane kërkon Hysajn

Hënë, 01 July 2019 10:51

Hysaj do të largohet, por nuk dihet se ku. Skuadrat që duan shërbimet e mbrojtësit shkodran janë të shumta dhe kësaj liste të gjatë i shtohet një tjetër pretendent.

Bëhet fjalë për gjermanët e Shalkes dhe rusët e Zenitit, të cilët kërkojnë informacione dhe ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth mbrojtësit të Napolit. Ideja e Atletikos për ta huazuar nuk u ka pëlqyer aspak italianëve, të cilët kanë thënë menjëherë “jo” dhe nuk i kanë vazhduar më bisedimet.

Atletiko gjendet në një moment jo të mirë në aspektin financiar pasi do të transferojë Zhoao Feliksin për 120 milionë euro dhe nuk ka paratë e duhura edhe për Hysajn. Në ditët e ardhshme pritet të ketë më shumë zhvillime rreth të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, pas të cilit është edhe Juventusi dhe Roma.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë e në të janë përfshirë një motor tip...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!