Përcillet në banesën e fundit kapo i bandës së grabitësve, Admir Murataj

Premte, 12 Prill 2019 18:36

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit, Admir Muratajt, grabitësit që humbi jetën tre ditë më parë në një shkëmbim zjarri me policinë në Rinas. Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 12:00, në fshatin Çerem, të Tropojës.

Siç mund të shikohet në videot e siguruara nga Report Tv, veç familjarëve të shkuar nga Tirana, kanë marrë pjesë edhe banorë të fshatit të lindjes së Admirit. Ndërkaq, nuk ka mundur që të jetë në varrimin e vëllait të tij, Aleksandër Murataj, për shkak se ndodhet i burgosur në burgun 313. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Murataj u ka bërë apel drejtuesve që t’ia marrin parasysh kërkesën e tij, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Kush ishte Admir Murataj?

Admir Murataj u vra tre ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thasët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vienës. Furgoni i grabitësve, që mendohet të kenë qenë katër veta, u ndoq nga policia pas grabitjes, ku pati shkëmbim nga të dyja palët duke lënë të vrarë Admir Muratajn.

Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Aktualitet

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq...

Politikë

Dorëheqja e Haradinajt, Noka: Tregoi që është burrë shteti. Rama burrec pushteti

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur...

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Aktualitet

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual” Ndalimi i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!